Kristin Prengaj bëhet e gjallë pas “zhdukjes”, por jo si më parë

Fotomodelja Kristin Prengaj që e pamë në spotin të parë televiziv “Xing me Ermalin” në “Tv klan”, më fund është bërë e gjallë. Ka qenë Olti Shulla ai që postoi një video, pasi ishte kujdesur pë look -un e saj në sallonin e tij në Tiranë. “Faleminderit e dashur që kur vjen në Shqipëri gjen kohën të kthehesh edhe në sallonin tonë”, shkruan make up artist Shulla. Por në këtë video shihet që Kristin nuk është më bionde, por brune. Thuhet se ajo aktualisht jeton nē Greqi me partnerin e saj duke hequr dorë nga synimet që kishte për karrierë në Shqipëri. /Story.al/