Krist Aliaj në rolin e opinionistit në ‘Big Brother VIP 3’?

Arbër Hajdari ka qenë prej dy vitesh opinionist në ‘Big Brother VIP 3’, duke ndarë me ndjekësit mendimet e tij pa filtra. Shpesh Arbri është bërë viral me deklaratat e bëra, duke shkaktuar edhe të qeshura.

Por, në një intervistë të fundi tai është shprehur se nuk e sheh veten në “Big Brother VIP 3”, prej angazhimeve të shumta që ka dhe se mendon se: “Asnjë nuk mund të jetë një opinionist i përjetshëm. Sepse konsumohesh, njerëzit e kuptojnë se kush je dhe çfarë mendimi ke dhe mbase nuk ke më asnjë risi. Prandaj, nuk e shoh më veten si opinionist në ‘Big Brother VIP 3′”.

Dhe gjejeni pak kush është shprehur i gatshëm për t’iu zënë vendin? Pikërisht Krist Aliaj, i cili në “Shqipëria live” tha se e sheh veten si opinionist në edicionin e tretë dhe sipas tij ky do ishte bonus për programin.

“Për mua është logjike të jem opinionist sepse fakti që kam eksperiencë në një ‘Big Brother’ shumë dinamik, di të bëj analizë të fortë, do e gjeja veten dhe do ishte bonus për programin. Pra, jam një person që i ka kaluar ato situata, jo vetëm i analizon si person i tretë”, tha Kristi.

Kujtojmë se gjatë këtij edicioni Kristi është etiketuar shpesh si ‘opinionist brenda shtëpisë’, pasi jepte mendimin e tij për çdo situatë dhe e analizonte si të ishte opinionist dhe jo banor.