
Kris Jenner e ndajnë vetëm baluket nga e bija Kim Kardashian, tashmë duken njësoj
Çdo veprim i familjes më të famshme Kardashian bën bujë… Kris Jenner, mami dhe menaxherja e klanit Kardashian ka prerë baluket dhe interneti po “çmendet” se sa shumë i ngjan vajzës së saj, Kim Kardashian. Në një foto të postuar nga parukieri Andreë Fitzsimons, i cili rregullisht punon me familjen Kardashian / Jenner, shohim një Kris Jenner shumë të adhurueshme me nje golf të bardhë, “smokey eye ” dhe më e rëndësishmja, baluket, shkruan Prive. Fansat mendojnë se Kris tani duket tamam si Kim Kardashian. Këtë look Kim Kardashian e ka patur në vitin 2008. Duken si dy pika uji apo jo?
