“Krevati dukej bosh pa ty!”/ Me trëndafila dhe qirinj, Graniti i bën Fifit surprizën romantike në dhomën e gjumit (VIDEO)
Prej dy ditësh, Fifi dhe Graniti nuk e kanë parë njëri-tjetrin, sepse këngëtarja ka qëndruar në dhomën e dënimeve për shkak se ka thyer disa nga rregullat e shtëpisë së “Big brother VIP”. Bashkë me të ishin edhe Paloma, Ardit Çuni dhe Ilir Shaqiri.
Mirëpo tashmë dënimi ka mbaruar dhe të gjithë janë lënë të lirë që t’i bashkohen pjesës tjetër të banorëve. Me këtë rast, Granit Cana, i cili ka krijuar një raport shumë të afërt me këngëtaren, u kujdes që t’i bëjë asaj një surprizë mjaft romantike.
Ish-futbollisti kishte vendosur disa qirinj dhe trëndafila mbi shtratin e Fifit për t’i uruar mirëseardhjen. Këngëtarja u shfaq shumë e emocionuar dhe u fsheh në dollap, gjatë kohës që të gjithë banorët e tjerë erdhën në dhomë për të parë se çfarë po ndodhte.
Pas surprizës, Fifi është ulur për të diskutuar me Canën. Pjesë nga biseda:
Granit Cana: Eh, more Fif, qysh dukesh ky shtrat.
Fifi: Bosh ë?
Granit Cana: Po.
Fifi: Prej 1-shit te 10-ta, sa të ka marrë malli?
Granit Cana: A po do me u bo real? Sa po ta merr mendja?
Fifi: Katër.
Granit Cana: A po bën hajgare?
Fifi: A më pyte mu?
Granit Cana: E di si më dukej shtëpia pa e pas Fifin… Jo dhjetë, po dhjetë plus.
Fifi: Ta ha zemrën (i dhuron një puthje në qafë).
Ditën e djeshme, Genta Cana, motra e Granitit, tregoi se si e sheh ajo të vëllanë në raport me këngëtaren. Moderatorja tha se mes tyre ka diçka serioze.
“Më pëlqejnë. Unë si kunatë i them Fifit mirë se të vijë. Nuk mund të marrë përgjegjësi për çfarë mundet me ndodhë.
Ata ishin të qartë dje në mendimet e tyre dhe çka folën, qoftë Graniti, qoftë Fifi. Diçka po lind, e që e kanë seriozisht, s’diskutohet, e kanë goxha seriozisht. Rehatia midis të dyjave vërehet,”- tha ajo.