
Kourtney Kardashian e vetmja femër e familjes pa partner, pret të kalojë Shën Valentin të trishtë
Kourtney Kardashian nuk është gati të festojë Shën Valentinin për shkak se ky vit e ka gjetur 39-vjeçaren vetëm. Burime pranë familjes Kardashian kanë treguar për ‘Hollyëoodlife’, se Kourtney mezi po pret që këto ditë të kalojnë. Ajo është e vetmja femër në familje që nuk ka një partner dhe i duhet të dëgjojë të gjitha motrat e saj teksa flasin në shtëpi për planet me partnerët e tyre për ditën e Shën Valentinit. Kourtney është komentuar së fundmi për daljet e saj me Luka Sabbat dhe David Duron, por burime pranë familjes Kardashian kanë thënë se Sabbat është thjesht një mik i saj, ndërsa takimi i saj me Duron ishte një “shaka”, shkruan Who. Pavarësisht se ajo është nëna e 3 fëmijëve, Mason 9-vjeç, Penelope 6-vjeç dhe Reign 4-vjeç, me të cilët mund të japë dhe të marrë dashuri në këtë ditë, është ende e mërzitshme për të mos të ketë një partner në jetën e saj.
