Kourtney dhe Travis: Aventura, dashuri dhe plan për të shkatërruar njëri-tjetrin
Nga dita në ditë romanca e Kourtney Kardashian me Travis Barker është duke u përmirësuar. Dhë këtë fakt e ka treguar vetë 45-vjeçari, i cili si rrallëherë ka ndarë në ‘Instastory’ një foto të mesazhit që miliarderja i kishte lënë në një fletë.
“Për aventura plot qejf. Shpresoj ta shkatërrojmë njëri-tjetrin plotësisht. Me dashuri, Kourtney”, shkruhej mbi letrën që Travis ia zbuloi gjithë botës.
Dyshja e nisi lidhjen e tyre në muajin janar dhe burime pranë tyre treguan se e kaluan bashkë ditën e të dashuruarëve. Që prej atij momenti Kourtney dhe Travis kanë ndarë dhe foto të duarëve të bashkuara duke shijuar historinë e tyre. Një pyetje kemi ne, po ju a keni marrë mesazhe në letër si kjo që i ka lënë Kourtney të dashurit të vetë?/revistawho.com