Koronavirusi prek edhe Kombëtaren, gardiani kuqezi rezulton pozitiv
Koronavirusi vazhdon përhapjen, teksa së fundmi ka prekur edhe Kombëtaren e 21-vjeçarëve, ku një lojtar ka rezultuar pozitiv.
Bëhet fjalë për portierin Andrea Hoxha, i cili njofton se ka rezultuar pozitiv. Nëpërmjet profilit të tij në “Instagram”, portieri kuqezi njofton se është pozitiv me Koronavirus, por gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.
“Përshëndetje! Të dielën kam bërë testin për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për momentin jam shumë mirë dhe simptomat nuk po më bëjnë keq. Në bashkëpunim me ekipin e futbollit, ekipin shëndetësor dhe menaxherin tim, po ndjekim të gjitha rregullat, në mënyrë që të mos përhapet virusi. Rrini të qetë dhe shëndoshë. I juaji Andrea Hoxha.”, shkruan portieri.