Koronavirusi, ndërron jetë ish-ministri francez
Koronavirusi po gjunjëzon edhe Francën. Mediat e huaja raporotojnë se mes viktimave të shumta është edhe ish-ministri Patrick Devedjiani.
Ish-ministri 75-vjeçar ishte diagnostikuar me COVID-19 dhe ishte vënë nën vëzhgim të mërkurën, por nuk ia ka dalë dot të mposhtë virusin vdekjeprurës.
Devedjiani ka ndërruar jetë ditën e sotme, duke u bërë zyrtari i parë francez që humb jetën nga koronavirusi.