Koronavirusi lë të dashuruarit pa martuar, çiftet anulojnë dasmat nga frika e prekjes nga virusi

Ndërsa njerëzit gjithmonë e më shumë po mbajnë distancë nga njëri-tjetri mes frikës së shpërthimit të koronavirusit, nuset dhe dhëndrat po përballen me vendimin e vështirë për të anuluar ose shtyrë dasmat e tyre.

Disa prej tyre nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse ti anulojnë pasi grumbullimet e shumë njerëzve në një vend janë të ndaluara.

Ndërsa disa të tjerë kanë frikë për sigurinë e familjes dhe miqve të tyre ndaj kanë vendosur që të mos i zhvillojnë dasmat.

Megjithëse kjo është një masë shumë e mirë për sigurinë e njerëzve, çiftet janë mërzitur pasi mezi e prisnin këtë ditë.

“Anulova dasmën për shkak të koronavirusit. Do e bëja më 28 mars. Nuk mund ti kërkoj njerëzve të udhëtojnë dhe të grumbullohen në Seattle,”– tha dhëndri Zachary Cohn.

Ndërsa një nuse shkroi: “Rezervimi im i dasmës dhe i muajit të mjaltit janë anuluar. Jam mirënjohëse që kam një burrë të mrekullueshëm në jetën time dhe për mundësitë që më janë dhënë në të shkuarën për të udhëtuar. Udhëtimi është një privilegj.”

Vendimet për të anuluar dasmat janë marrë për sigurinë e njerëzve në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit që ka mbëthyer gjithë globin.

3FEA206B-3AD1-45D9-8CDA-9E9F426BA9FE
CF72F244-3906-414D-A390-4FCD04813C32
42DAB2D8-2B9D-4EB9-B9A7-08D55BE3ED25
4D9106E4-EB16-4B76-AFA1-F7C31EE0665B
EEAD0725-80CF-4523-ADE9-1ED38BCF3594