“Koronavirusi ‘ikën’ në fund të 2021-it, por deri atëherë…”, parashikimi frikësues i Bill Gates
“Pandemia e Covid-19 do të përfundojë deri në fund të vitit 2021, por miliona vdekje do të ndodhin akoma në vendet e varfëra”, thotë Bill Gates.
Ky është mesazhi i fortë që ka dhënë një nga bashkëthemeluesit e Microsoft-it dhe një nga filantropët më të mëdhenj në botë në një intervistë me Zanny Minton Beddoes, kryeredaktorin e “The Ekonomist”., shkruan Panorama.
Shumica e këtyre vdekjeve, tha ai, do të shkaktohen jo drejtpërdrejt nga sëmundja e shkaktuar prej koronavirusit, por nga ngërçi e mëtejshëm ku do përfundojnë sistemet e kujdesit shëndetësor dhe ekonomitë e vendeve të vogla, që tashmë janë në krizë.
Sipas Gates, është për të ardhur keq politizimi i përgjigjes ndaj pandemisë në Amerikë dhe përhapjes së teorive të komplotit, pasi “të dyja kanë ngadalësuar përpjekjet për të përmirësuar përhapjen e sëmundjes”.
Megjithatë Gates duket optimist kur thotë se sipas parashikimit të tij, deri në fund të vitit 2021 një vaksinë do të dalë në masë të madhe për përdorim, dhe një pjesë e mjaftueshme e popullsisë së botës do të imunizohej për të ndaluar pandeminë.
Gates kishte kaluar pjesën më të madhe të kohës duke menduar për viruse dhe vaksina, para se të zbulohej coronavirusi, së pari në Wuhan në provincën kineze të Hubei në fund të vitit të kaluar.
Madje, kanë kaluar disa vite që kur ai paralajmëroi për një sëmundje të re që do të shkaktonte një pandemi globale, sic rezultoi.
Dhe fondacioni tashmë është zotuar për më shumë se 350 milionë dollarë për përgjigjen ndaj COVID -19, shumica e të cilave është e përqendruar në zvogëlimin e ndikimit të saj në botën në zhvillim.