Kopertina e “Story” josh të dashurën e milionerit Philipp Plein, postimi i modeles bëhet viral në internet

Gjatë ditës së djeshme ka rënë në sy të mediave një postim në Instagram i modeles seksi, Morgan Britt, e cila njihet edhe si e dashura e miliarderit Philip Plein. Në Instastory-n e saj ajo postoi kopertinën e revistës shqiptare “Story”, sipër së cilës shkruante: “Cute” (E lezetshme), duke i vendosur një emoji me zemër sipër. Duket se modeles së njohur në botë i ka pëlqyer fakti që ka gjetur veten në këtë kopertinë, ku shfaqet në shoqërinë e ish-miss-it nga Shqipëria, Rovena Domi. Por postimi që ajo ka bërë në Instagramin e saj me mijëra ndjekës, ka tërhequr vëmendjen e mediave shqiptare duke u bërë lajm viral në internet. Disa prej tyre kishin aluduar për një interes që e dashura e milionerit të botës së modës ka shprehur hapur ndaj këngëtarit nga Kosova, Robert Berisha, i cili është personazhi kryesor i kopertinës së “Story” për muajin qershor. Sipas tyre duket se Roberti nuk ka tërhequr vetëm femrat shqiptare, por babai i Renne ka arritur të bjerë në sy përtej kufijve e deri tek supermodelja Morgan./Story.al/