Komentuesit masakrojnë Kejvina Kthellën për transformin brenda një viti: Ke qenë më mirë pa operacione, tani dukesh si trans!
Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, ka postuar një ditë më parë dy fotografi teksa pozonte nga një ambient kuzhine. Kejvina shfaqej e veshur mjaft seksi me një fustan ngjyrë bojëqielli. Fotografitë morën menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente.
Ishin të shumtë ndjekësit, që i bënin komplimente për bukurinë dhe trupin perfekt, por kishte nga ata që nuk binin dakord me transformimin e saj si me magji brenda një viti. Një komentues madje e ka akuzuar se ka bërë operacione plastike, i cili i shkruante: “Ishe yll pa b*thë, pa cica, siç të bëri nëna natyrë! Je bërë si trans tani, a nuk e sheh veten në pasqyrë”.
“Miaooooo”, replikon Kejvina, si për të thënë se nuk i intereson çfarë thotë. Por komentuesja pa një identitet të saktë i komenton sërish. “Vetëm mjaooooo di ti se andej nga je, s’di abc zogu, të rroftë b*tha plastike e buzët si viç”, i kundërpërgjigjej ajo. “Po deshe të tregoj sa miaooooooo bëj, po nxirre surratin, mos ha shit”, i shkruan Kejvina, duke u përgjigjur gjithë nervozizëm.
Replikat kanë qenë të forta dhe komentuesit të shumtë të cilët i kanë vënë, në dukje ndryshimin e pabesueshëm të pamjes në harkun e një viti, që, sipas tyre, është vetëm në sajë të operacioneve të shumta plastike që ajo ka bërë në portret dhe trup, duke theksuar sidomos zmadhimin e gjoksit dhe vitheve. Gjithmonë , krahasimin ndjekësit ia bëjnë me pamjen e saj në daljen e parë në ekranin e “Tv Klan”, ku, sipas tyre, ishte pa format që ka sot.
Mbi tre muaj nga largimi në messezon i saj si velinë e Ermal Mamaqit në emisionin e tij “Xing”, ajo u shfaq në foto miqësore në plazh me zëvendësuesen e saj, Belinda Dragoti. Kujtojmë që Kejvina u largua mes lotësh nga “Xing” në muajin mars, një lajm i dhënë nga show televiziv, që njoftonte se Kejvina nuk do të ishte më pjesë e programit të të shtunave. Kejvina u bë pjesë e emisionit në vitin 2017 dhe dalja e saj e parë në këtë emision bëri bujë të madhe për shkak të fustanit të kuq me të çarën ekstreme, që u diskutua gjatë në mediat online.
Fillimisht, ishin disa portale që shkruanin se velina bionde nuk do të ishte më pjesë e emisionit, pasi, sipas tyre, kishte braktisur emisionin në mes të sezonit, si pasojë e një konflikti me moderatorin Ermal Mamaqi. Por cila është arsyeja? “Shkak ishte bërë fakti që ajo nuk kishte marrë vëmendjen dhe dedikimin e duhur nga Ermal Mamaqi, sipas të njëjtave media.
Kejvina do të jetë pjesë e spektaklit “Dance with me”, ku do të kërcejë çift me ish-deputetin kaubojs të Lezhës, Eduart Ndocaj, të cilin e ka kushëri. Kejvina Kthella, velina e emisionit “Xing me Ermalin”, hyri tashmë në botën e showbiz-it shqiptar, duke u komentuar për gjithçka që bën në jetën e saj private, edhe tani që s’shfaqet më në ekran.
Vitin e kaluar, modelja që zëvendësoi Rashel Kolanecin në programin e Ermal Mamaqit, u përfol për një lidhje të fshehtë me portierin e njohur të Lazios, Thomas Strakosha. Ishte pikërisht Thomas, ai që dërgonte emoji me sytë në formë zemre velinës seksi në një foto provokuese që ajo kishte postuar në rrjetin social “Instagram”, çka bëri që të lindin dyshime për një lidhje sekrete mes Strakoshës dhe Kthellës.
Nisur edhe nga fakti se Kejvina ia kthente përgjigjen me një puthje gardianit të Lazios, nisën aludimet në portale se nuk bëhej fjalë për një marrëdhënie virtuale, por diçka më të fshehtë se kaq, pasi të dy jetonin në Itali. Por më vonë, Kejvina e anashkaloi si çështje, duke u kushtuar rëndësi formave dhe fotove seksi që postonte nga udhëtimet luksoze.