Koka super reale e luanit të Kylie Jenner ndez debat në Javën e Modës në Paris

Java e modës në Paris filloi me zhurmë. Kylie Jenner mbërriti në shfaqjen e parë të sezonit me një kokë luani mbi supe, që dukej shumë real.

Fustani i Schiaparelli, i cili gjithashtu u shfaq në pasarelë, ishte i bërë me “shkumë, lesh dhe mëndafshi artificial si edhe i pikturuar me dorë për t’u dukur sa më i gjallë,” tha marka në Instagram.

Për t’i bërë gjërat plotësisht të qarta, Schiaparelli shtoi, me shkronja kapitale: “ASNJË KAFSHË NUK ËSHTË DËMTUAR PËR TË BËRË KËTË VESHJE.”

Mirëpo kjo nuk i ndaloi njerëzit të shpërthenin në kritika. “Duhet të ndalojmë së shfaquri kafshët si ‘produkte’ luksoze. Ato mund të bëhen me shkumë, por këto janë specie të rrezikuara që historikisht janë vrarë që lëkura e tyre të kthehet në veshje.”

Megjithatë, jo të gjithë aktivistët e të drejtave të kafshëve u shqetësuan nga luani. Presidentja e Peta, një organizatë për mbrojtjen e kafshëve, tha për TMZ se koleksioni me kokat tredimensionale të kafshëve ishte “shumë inovativ” dhe “mund të jetë një deklaratë kundër gjuetisë, ku luanët copëtohen për të kënaqur egoizmin njerëzor”.

Në koleksionin e Schiaparelli-t u shfaqën edhe modele të tjera me kafshë, një kokë ujku dhe një tjetër me leopard.

Anabelmagazine