Klohe K rikthehet me Tristan
Khloe Kardashian duket se ka preferuar të karantinohet me ish-in e saj tradhtar, Tristan Thompson.
Us Weekly ka bërë të ditur se Khloe po qëndron me vajzën e saj True dhe babanë e True-s në karantinë. Kohët e fundit, e pyetur nga fansat nëse është rikthyer apo jo me Tristan-in, Khloe nuk ka preferuar të përgjigjet, duke u shmangur. Mirëpo, duket se karantinimi ka bërë që ajo të gabojë sërish.
Us Weekly ka siguruar që ata po e kalojnë kohën e izolimit së bashku si familje, kështu që shanset që të kenë lënë pas të shkuarën janë të shumta. Kjo nuk është hera e parë që Khloe rikthehet me ish-in e saj tradhtar, por urojmë që kësaj radhe të mos pendohet.