Klohe K kthehet në binjaken e Kylie-t, nxehet rrjeti (Foto)

Fotot e Khloe Kardashian-it, gjithnjë kanë shkaktuar konfuzion në rrjete sociale. Në postimet e fundit, shumë thanë se gati gati nuk njihet që është ajo dhe se përveç ndrërhyrjeve në fytyrë, fotoja është e photoshop-uar.

Sidoqoftë, Khloe është mësuar me të tilla akuza, prandaj vazhdon të hedhë foto ku jo vetëm që duket ndryshe, por ngjan frikshëm me të motrën, Kylie-n!

Pas fotos së postuar mbrëmjen e djeshme, Khloe vuri në punë gjithë Instagram-in, që nuk po dallonte dot më në ishte ajo apo Kylie.

Si fillim, shihni sërish foton. Qartazi, nëse nuk do të lexonit emrin, do të mendonit se është 100% 22-vjeçarja, por jo.

Khloe vetë, e pranon se duket kaq e re në këtë foto, por ndoshta është hoodie tie diy që mban veshur, por sërish njerëzit në Instagram dhe Twitter nuk binden.

Madje, ka nga ata që vazhdojnë të mendojnë se vajza në foto është Kylie. Në fund të ditës, kujtoni që kanë shanse të ngjajnë sepse janë motra. Në vijim presin foton tjetër kontraversiale të Khloe-s.