Kledi Kadiu kthehet në origjinë, ja ushqimi që konsumon në Tiranë
Prej disa kohësh balerini Kledi Kadiu është vendosur midis Tiranës dhe Italisë. Ai ndodhet këtu sepse është pjesë e jurisë së ‘Dance with me’ ku prej dy muajsh bën komentet e tij për performancat e VIP-ave. Duket se qëndrimin në Tiranë, Kledi po e shijon mjaftueshëm. Ai shfaqet së fundmi duke shijuar drekën, i gjendur pranë një oxhaku me zjarr të ngrohtë.
Ai ndan një video në ‘Instagram’, ku zbulon se po ha ushqime tradicionale shqiptare si bukë me gjizë dhe vaj ulliri, sallatë fshati e salcë kosi, shkruan Who. Tryeza plot është një nga karakteristikat e vendit tonë. Dhe në këtë pikë dhe ne mendojmë si Kledi, nuk ka si traditat shqiptare.