Kledi Hysa shpik status të ri në lidhjet intime: “Me Sheilën jemi në miqësi të përzier”

Dy ish-banorët e Big Brother, Kledi Hysa dhe Sheila Haxhiraj janë përfolur në rrjet për një romancë mes tyre, pas publikimit të disa fotove të dyshes ku dukeshin të afërt nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por pas këtyre përqafimeve dhe takimeve të shpeshta, fshihej një projekt të ri muzikor i këngëtares, e cila u shfaq në videoklip me modelin, duke ngritur dyshime mbi raportin e tyre.

Gjatë një intervistë të fundit ish-futbollisti, Kledi Hysa foli për raportin me këngëtaren, duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit.

I ftuar në “Prive”, Kledi Hysa u pyet nëse raporti i tij me këngëtaren është miqësi apo dashuri dhe përgjigja e tij la vend për të aluduar.

Ai e cilësoi marrëdhënien e tyre si “miqësi e përzier”. Ndërsa kur u pyet nëse është beqar apo në një lidhje Kledi Hysa u përgjigj thjesht “no comment”.

Për sa i përket çifteve të Big Brother, Kledi Hysa pohoi se çifti tek i cili beson më së paku është pikërisht dyshja e shumëpërfolur Donald-Triksa.

Ndër të tjera ai tregoi se gjatë eksperiencës së tij në Big Brother Vip askush nuk e ka zhgënjyer, duke shtuar se aty ka njohur njerëz të mrekullueshëm.