Klea Huta për lidhjen me Elgit Dodën: Jemi dy njerëz që darkojmë bashkë, por…

Aktorja dhe prezantuesja e disa spektakleve televizive Klea Huta këto muajt e fundit është komentar si e dashura e kantautorit Elgit Doda, nisur nga disa foto paparaci, kur po pushonin bashkë në Jug. Po a janë ata në një lidhje dashurie? E ftuar në emisionin “Chic” Klea ka treguar: “Ata kapën një foto që realisht në ishim për punë në jug të Shqipërisë, ishim bashkë me persona të tjerë në tavolinë të cilët nuk janë kapur për arsye kamuflazhi. Dy njerëz që hanë darkë jo domosdoshmërisht janë të lidhur. Portalet i qëndisin gjërat siç duan, jemi bashkëpunëtorë shumë të mirë,” përfundon Klea duke e përgënjeshtruar kështu me pak fjalë lajmin se mes tyre ka diçka më shumë.