Klea Huta paralajmëron rikthimin në ekran: Sa më ka marrë malli për ju
Jemi mësuar që figurën e Klea Hutës ta shohim të drejtojë emisione nga më të ndryshmet, që prej fillimeve të saj në televizion. Ajo ka moderuar programe të shumëllojshme në ekranin e ‘Top Channel’ dhe ‘Tv Klan’, si ‘Top Fest’, ‘Gjeniu i vogël’, ‘Top of The Top’, ‘Maratona e këngës popullore’ etj.
Pas një periudhe paksa të gjatë mungese në ekran, Klea Huta ka paralajmëruar sot rikthimin e saj me anë të një fotoje në ‘Instagram’, krahas së cilës ka shkruar: “Sa më ka marrë malli për ju publiku im, shumë shpejt do shihemi bashkë”.
Menjëherë pas këtij postimi kanë qenë të shumta pëlqimet, por dhe komentet pozitive në foton e publikuar nga Huta.
Kujtojmë se më parë, Klean e kemi parë edhe si këngëtare. Ajo ka marrë pjesë në festivalin ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Amla’ dhe ka publikuar videoklipin e saj të parë me titull ‘Bla Bla bla’./revistawho.com