Kjo nuse e vogël është sot një aktore e suksesshme

Olta-Gixhari-1

Kjo vajzë e vogël është sot një aktore e suksesshme. Dhe në fakt nuk është aspak e vështirë të dallosh të njëjtat tipare që kanë mbetur edhe sot. Flokët bjondë dhe sytë e kaltër, spikasin veçanërisht. Është fjala për aktoren Olta Gixhari, kjo foto e së cilës është publikuar në emisionin “E diell”. Në fakt edhe vetë duket se është vene paksa në siklet dhe është ndjerë e surprizuar kure  ka parë këtë të fëmijërisë, të dalë në ekran.

Olta-Gixhari-2

“Nuk e besoj dot” është shprehur Olta duke mbyllur sytë.

“Më thoni një fëmijë që nuk ka një foto të tillë me batanije leshi. Nuk e mbaj mend sa vjeç kam qenë, se më bënte motra nuse, më kishte si manekin, bënte çfarë të donte me mua. Rrinim të dyja me motrën dhe ajo eksperimentonte me mua, me hiqte vetullat, më lyente flokët, më vinte kurorë dhe unë rrija. Më pëlqen shumë”, ka treguar aktorja duke qeshur me zë të lartë.