“Kjo nuk është lumturi”- Po ndahet pas 7 vitesh martesë, këngëtarja famshme flet për divorcin: Është i tmerrshëm, fëmijët janë …

Këngëtarja e famshme Kelly Clarkson ka folur hapur rreth divorcit me ish-bashkëshortin, Brandon Blackstock në emisionin e saj.

Clarkson paraqiti kërkesën për divorc në muajin qershor.

“Është e tmerrshme. Ka shumë momente të vështira, për mua janë fëmijët e mi, kjo është më e vështira për mua. Mendoj se ne si gra jemi trajnuar për t’i marrë të gjitha përsipër, por shqetësimi janë fëmijët,”– u shpreh këngëtarja.

Më pas ajo foli për arsyen e divorcit, duke thënë se: “Jo vetëm për mua por edhe për bashkëshortin tim. Kuptova që nuk isha e lumtur, të dy meritonim më mirë. Askush nga ne nuk e dëshironte këtë për fëmijët e vet.”

Clarkson dhe menaxheri i këngëtarëve i dhanë fund martesës pas 7 vitesh, në muajin qershor.

Këngëtarja shënoi një fitore të madhe në gjyqin e divorcit me ish-bashkëshortin pak ditë më parë.

Gjykata vendosi t’i japë Clarkson së famshme kujdestarinë primare për 2 fëmijët e tyre, River, 6 vjeç, dhe Remy, 4 vjeç.

Gjykata mori vendimin që kujdestarinë primare do e kishte 38-vjeçarja, ndërsa ish-bashkëshorti i saj do i marrë fëmijët në fundjavën e parë, të tretë dhe të pestë të çdo muaji. Fundjavën e parë dhe të 5-të Brandon duhet të jetë në Los Angeles në mënyrë që të kalojë kohë me dy fëmijët e tij, ndërsa në fundjavën e 3-të të muajit fëmijët duhet të udhëtojnë në Montana.

/Panoramaplus.al