Kim Kardashian tregon mesazhin e parë që i shkroi Pete Davidson, prej nga nisi gjithçka!

Ishte Kim Kardashuan ajo që bëri hapin e parë, kur bëhet fjalë për lidhjen e saj të re me Pete Davidson, por si ekzaktësisht?

“U takova me të pak përpara se të prezantoja Saturday Night Live dhe më dha këshilla vërtet të mira, duke e ditur se do të isha në SNL, kështu që një ditë i shkrova: ‘Faleminderit shumë për atë këshillën. Ishte qejf!’ – duke i lënë gjërat e hapura për të folur më shumë”, thotë ajo.

Gjatë një episodi të qershorit të The Kardashians, Kim zbuloi se ndjeu një “vibe” gjatë skenës së puthjes me Pete, në SNL. Ajo priti të fliste me të në after-party, por ai nuk ishte, kështu që i kërkoi numrin e tij producentit dhe pjesa tjetër është histori.

Mos ka ardhur që kjo të kthehet në një “normale” të re? Po aq sa djemtë, të jenë dhe vajzat ato që tentojnë të hedhin hapin e parë.

Burimi: US Magazine
Anabelmagazine