Kim Kardashian doli hapur me të dashurin e saj të ri, por si e ka pritur Kanye West?
Kim Kardashian, 41 vjeç dhe Pete Davidson, 28 vjeç, duket se konfirmuan zërat që qarkullojnë prej javësh rreth romancës së tyre, kur u panë të kapur për dore të mërkurën teksa festonin ditëlindjen e tij në Kaliforni. As Kim dhe as Pete nuk mundën të fshihnin buzëqeshjet e tyre teksa bënë një shëtitje pranë rezidencës së Kris Jenner, ku ata kanë qëndruar së bashku, duke lënë dyshime se marrëdhënia e tyre është më shumë se një flirt kalimtar.
Por si e ka pritur Kanye West, ish-partneri i Kim?
Reperi thuhet se nuk e ka harruar ende ish-gruan e tij. Burime për revistën “Ok” janë shprehur se reperi nuk e pranon dot faktin se Kim e ka bërë kaq publike lidhjen me Pete Davidson.
Edhe pse milionerja dorëzoi dokumentet për divorc në shkurt të këtij viti, Kanye ende beson se mund të rikthehen së bashku. Miqtë e krijuesit të shumë hiteve “duan që ai të qetësohet, të vazhdojë dhe të harrojë Kim” por për të nuk është e lehtë, konfirmojnë burimet.
Pete është partneri i parë për yllin e KUWTK që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga ish-bashkëshorti Kanye West në shkurt të këtij viti. Nga ana tjetër, reperi përflitet se është në lidhje me modelen, Vinetria, vetëm 22 vjeç.
/News31