
Kim Kardashian dhe rastet kur kopjoi Naomi Campbell
Në fundjavë, Kim Kardashin u shfaq në dasmën e Chance the Rapper, e veshur me një fustan Versace me ngjyra bojëqielli, lejla dhe të gjelbër.
I shkonte tej mase, por ishte i njëjti fustan që supermodelja Naomi Campbell ka veshur në pasarelë në 1996.
Por interneti nuk fal, dhe kështu vuri në dukje se kjo nuk është hera e pare që Kim kopjon panterën e zezë.
“Një herë është aksident. Dy herë është koincidencë. Të tretën herë është një zgjedhje”, shkruan një përdorues i Twitter.
Dhe që ta kuptoni për çfarë bëhet fjalë, ja të gjitha herët që Kim dukshëm ka kopjuar Naomin, shkruan Lapsi.al Ndonjëherë jo vetëm në veshjet, por edhe në stilin e flokëve.