Kim Kardashian: Deri në fund me Kanye West

Kanye West është komentuar shpesh për diçka në veçanti. Reperi rrallë shihet i buzëqeshur.

Të njejtin ‘problem’ gëzon edhe Victoria Beckham, por Kanye thyen çdo rekord. Megjithatë, Kim Kardashian e ka vërtetuar se bashkëshorti i saj mund të buzëqeshë, sidomos kur është pranë saj.
Në 6-vjetorin e martesës, Kim ka publikuar dy foto krahë reperit. “Kaluan 6 vite. Na pret përjetësia. Deri në fund bashkë”, ka shkruar ajo.
Kanye duket më i lumtur se kurrë dhe me të drejtë. Martesa mes tij dhe Kim po shkon më së miri. Çifti po shijojnë 4 fëmijët e tyre, ndërsa pasuria e secilit është gjithmonë e më shumë në rritje.