Kiara Tito flet për herë të parë për Butrint Imerin: Gjithçka nisi në televizion…
Është bërë publike tashmë lidhja e prezantueses Kiara Tito me këngëtarin e njohur, Butrint Imeri. E pyetur nga INTV për lidhjen me Butrintin, Kiara përgjigjet: “Me Butrintin kam një miqësi që ka nisur në televizion. Nuk ka asgjë më shumë”. Duke dhënë më tej disa detaje të tjera mbi projektin e ri televiziv, që duket se do të ketë në qendër operacionet plastike.“Do të doja të korrigjoja vetëm një detaj sa i takon këtij formati televiziv. Ne nuk bashkëpunojmë vetëm me një kirurg plastik por kemi bashkëpunime me disa klinika të njohura të kirugjisë plastike dhe një grup kirurgësh plastikë. Për vetë llojin e formatit, bashkëpunimi lë hapësira për të gjithë specialistët e kirurgjisë plastikë. Theksoj janë specialistë të kirurgjisë plastike me një përvojë ndërkombëtare”, tregon Kiara duke shtuar se projekti është një produksion i televizionit “Klan”. Ajo do të drejtojë këtë emision të ri së bashku me Skerdi Farian, i njohur ndryshe si doktori i VIP-ave.