Khloe Kardashian dy muaj pas lindjes bën planin e humbjes së kileve

Dy muaj pas lindjes së vajzës True Thompson, ylli i “Keeping Up With” The Kardashian po formulon një plan se si të humbasë kilogramët e shtatzanisë në një mënyrë të shëndetshëm. Për fat të mirë, ajo ka vendosur të ndajë disa nga këshillat e saj pikërisht përpara sezonit të verës.
“Ndihem kaq mirë që jam rikthyer në palestër me trajnerin tim. Jam shumë e motivuar të kthehem përsëri tek trupi im dhe ndihem e fortë çdo ditë e më shumë,” shkruan Kardashian në aplikacionin e saj, shkruan Top Channel. Ajo shtoi: “Trajneri im Joe do të më ndihmojë të përgatisim për ju strategji të reja për të humbur në peshë dhe për të mbajtur trupin në formë”.