Khloe dhe Tristan i japin fund sërish. Edhe kësaj radhe shkak u bë tradhtia?

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson janë ndarë sërish. Miqtë e ish-çiftit zbuluan ekskluzivisht për Page Six se ndarja ka ndodhur disa javë më parë.

“Ata po merren vesh. Nuk ka dramë,” tha një burim, duke shtuar se ndarja është miqësore.

Kardashian dhe Thompson janë prindër të vajzës 3-vjeçare True dhe do të vazhdojnë të jenë të dy të pranishëm në jetën e së bijës.

Sipas burimit për Page Six, çifti u nda menjëherë pasi modelja e Instagramit, Sydney Chase pretendoi gjatë një interviste në prill se ajo pati një lidhje me lojtarin e NBA në vjeshtë.

Lajmi i ndarjes së tyre vjen pas raporteve se Thompson u pa duke hyrë në një dhomë me tre gra në një festë ditëlindjeje në Bel Air të premten dhe doli 30 minuta më vonë duke u dukur “i çrregullt”. Një ditë më parë ai ishte parë duke darkuar me Khloe-n dhe True-n.

“Tristan mori një nga dhomat e festave ku të gjithë shkojnë të argëtohen”, pretendoi një person i brendshëm për Daily Mail. “Ai ishte me tre vajza dhe një djalë tjetër. Një nga vajzat me të cilat ishte, është e rregullt në festa të tilla.”

Burimi pretendoi se Thompson qëndroi në dhomë me derën e mbyllur për të paktën 30 minuta para se të dilte.

“Kur ai hyri, këmisha e tij ishte në rregull, ndërsa kur doli këmisha e tij ishte një rrëmujë, ai dukej i çrregullt,” pretendoi burimi, duke shtuar, “Ai vazhdoi të festonte për rreth një orë tjetër dhe më pas u largua nga festa rreth orës 4 të mëngjesit me shoqëruesin e tij. “

Burimi pohoi gjithashtu se Thompson nuk humbi kohë sapo arriti dhe filloi të flirtonte me një nga zonjat që dyshohet se e solli në dhomën private.

Kjo nuk është hera e parë që Thompson përflitet për tradhti, pas rikthimit me Khloe-n, vitin e kaluar. Megjithatë, në prill, kur Chase pretendoi se Thompson kishte tradhtuar Kardashian me të, ai i mohoi me forcë pretendimet e modeles.