Khloe dhe Tristan edhe një herë sëbashku
Khloe Kardashian duket se e ka falur njëherë e mirë Tristan Thompson dhe ka vendosur t’i japë një tjetër shans atij teksa të dy po izolohen së bashku në rezidencën e saj në Kaliforni.
Çifti u nda vitin e kaluar pas disa skandaleve të njëpasnjëshme tradhtie nga ana e basketbollistit, por mbetën miq pasi të dy po kujdeseshin për vajzën e tyre 2-vjeçare True.
Dhe pasi jetuan javë të tëra bashkë, të karantinuar në një shtëpi, ylli i realitety show-t, 36 vjeç dhe ylli i NBA, 29 vjeç, po i japin lidhjes së tyre një tjetër shans, tha një burim për People.
Burimi tregoi të mërkurën se “Tristan po punon shumë për ta provuar veten dhe ka qenë një baba i shkëlqyeshëm për True, gjë që e ka shtyrë Khloe-n t’i japë një shans tjetër”.
Më parë gjatë muajit, një burim i brendshëm i tha faqes që karantina i bëri ata më të afërt dhe Khloe ishte magjepsur nga sjellja e tij e mirë.
“Ajo nuk po del me askënd tjetër, ata s’kishin kaluar ndonjëherë kaq kohë bashkë që kur jetonin Cleveland. Kanë kaluar një kohë të mrekullueshme me True në L.A”!
Dy ditë para se ajo të lindte vajzën e saj në 12 prill 2018, u shfaqën foto të Tristan që po afrohej me një grua në një klub nate në New York dhe disa pamje të tjera me dy femra në një sallë pritjeje në Uashington, DC.
Ndërsa dyshja u përpoq të rregullonte marrëdhënien për nëntë muajt e ardhshëm, gjërat u përkeqësuan në shkurt 2019, kur Tristan u kap duke puthur miken më të mirë të motrës Kylie Jenner, Jordyn Woods, në një festë në shtëpi.