Këtë veshje Chiara Ferragnit mund t’ia pëlqeni, por zor se do ia kopjoni (edhe pse floriri s’qenka keq)

Që monedhat e personalizuara të arit janë aksesori më “IN” i momentit, këtë e dinim. Amaderi tani ishim mësuar t’ua shihnim vajzave si varëse në qafë, ose maksimumi në dorë si unazë. Chiara Ferragni ka vendosur që monedhat e shumëdëshiruara të kthehen si aksesorë në një formë krejt të pazakontë.

Me fotot e fundit që ajo ka postuar në Instagram, blogeria e famshme italiane është shfaqur thuajse topless, me dy monedha ari të vendosura në thithkat e gjoksit.

Ajo duket për bukuri, ndërsa kush do ta ndjekë këtë stil avangard, së pari duhet të sigurohet për ca forma trupi të paktën normale.

Se për gjoksin, më mirë mendojeni vet dy herë nëse do vendosni ta kopjoni Chiara-n./revistawho.com