Këta nëntë të famshëm kanë ndryshuar aq shumë, sa fansat nuk i njohin dot më

Shumë gra bëjnë eksperimente me pamjen e tyre. Por ndonjëherë, nuk është aq e lehtë të ndryshosh, edhe nëse vërtet dëshiron. Nëse keni menduar për një ndryshim në stilin tuaj, shikoni se si e bënë disa nga këto personazhë të famshëm, shkruan “Bright Side”.

Lucy Liu

Kur fansat panë Lucy Liu bionde, ata u habitën. Aktorja u shfaq kështu në publik në 2018. Ajo u frymëzua nga roli i saj në “Stage Mother” që u lansua në vitin 2020.

Pas kësaj, ajo u kthye në ngjyrën e errët të flokëve, por i kishte prerë më të shkurtër.

Lady Gaga

Në të kaluarën, Lady Gaga përdorte shumë make up në jetën e saj të përditshme. Por tani, ajo ndan gjithnjë e më shumë fotografi pa grim.

Keanu Reeves

Një pamje shumë e pazakontë e aktorit u kap nga fotografët në sheshin e një filmi. Keanu që jemi mësuar ta shohim me flokë të gjatë ishte tullac.

Ndoshta kjo ndodhi sepse ai filloi të aktrojë në një film të ri “Matrix” që supozohet të dalë në dhjetor të 2021.

Charlize Theron

Kështu që në vitin 2019, ajo zëvendësoi flokët e saj biondë me një model të shkurtër dhe në ngjyrë të errët. Por në vitin 2020, Charlize përdori një nuancë edhe më të hapur të biondes dhe i preu flokët edhe më të shkurtër.

Zoë Kravitz

Sipas disa thashethemeve, asaj i ishin shkurtuar flokët për një rol në një film të ri në Batman. Zoë e dashuroi stilin e ri aq shumë sa që duket se nuk do ta ndryshojë.

Kristen Stewart

Prej disa vitesh, Kristen Stewart ka flokë mjaft të shkurtër. Në vitin 2019, asaj iu prenë flokët pothuajse plotësisht për një rol, dhe një pamje e tillë me të vërtetë pasqyron temperamentin e karakterit të saj.

Adele

E gjithë bota ka parë udhëtimin e rënies në peshë të Adele për më shumë se një vit tani. Adele me të vërtetë dëshironte të binte në peshë pasi u divorcua nga burri i saj. Ajo ka humbur disa kile dhe po eksperimenton me rrobat dhe modelet e flokëve njëkohësisht.

Jessica Simpson

Jessica Simpson arriti të humbasë 100 kg. Para shtatzënisë së saj të dytë dhe gjatë kohës pas saj, ajo shtoi në peshë, prandaj dëshironte të kthehej në formë. Ajo thotë se arriti rezultate të tilla mahnitëse me ushqimin e duhur dhe aktivitetin sportiv.

Cristiano Ronaldo

Kur lideri i Juventusit, Cristiano Ronaldo, postoi foton e tij të re në internet, tifozët zbuluan se i kishte prerë flokët shkurt kur kishte qenë i sëmurë. Tifozët patën reagime të ndryshme për imazhin e tij të ri.