Kështu ndodh kur martohesh me milioner, Adelina Tahiri s’merr dot frymë nga dhuratat luksoze
Po pret të sjellë në jetë fëmijën e parë, që do të jetë djalë nga bashkëjetesa me milionerin 50 vjeçar. Por këngëtarja e njohur Adelina Tahiri duket se s’po merr dot frymë nga dhuratat e shpeshta që i bën partneri pasanik. Ajo së fundi ka marrë një dhuratë shumë luksoze nga bashkëshorti i saj nga Maqedonia, para lindjes së bebes. Ajo është surprizuar nga ai me një makinë super luksoze, dhe entuziazmin e dhuratës nuk ka mundur ta fshehë, duke e publikuar menjëherë në Instagram. Sipas Prive.al, Tahiri ka pozuar super e lumtur para makinës së tipit Mercedes, dhe s’ka faj. E kush nuk do të gëzohej?!