Kërcënoi se do të vriste Albin Kurtin, policia e Kosovës i vë prangat
Një persona është arrestuar nga policia e Kosovës ditën e sotme pasi dyshohet se ka kanosur me vrasjen kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
I dyshuari me iniciale N.S, u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale.
“Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social Facebook me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit DEBAT PLUS, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim./abcnews.al