Këngëtarja 50 vjeçare në depresion pas ndarjes: Martesa nuk bën për mua

Kylie Minogue, këngëtarja 50 vjeçare është personazhi i këtij muaji për revistën “Red”, ku rrëfen jetën private, ndarjen nga partneri Joshua Sasse, martesën. “Unë duhej të ndërtoja veten time fizikisht dhe mendërisht. Kam kuptuar se kurrë nuk mund të negociiosh në një marrëdhënie që ka marrë tatëpjetën”, është shprehur popstarja australiane për revistën e njohur. Ndërkohë që po i përqendron të gjitha energjitë tek vetja, Kylie zbulon gjithashtu edhe një tjetër sekret të jetës si beqare. “Nuk kam plan të afërt të martohem, madje unë kurrë nuk kam menduar se do të martohem ndonjëherë në jetën time. Mbase tingëllon e çuditshme, sepse çdo vajzë ka një vizion apo një ëndërr në kokën e saj se si do të jetë martesa, ndërsa unë jo. Prindërit më kanë rritur me këtë ide, pra që martesa të mos jetë qëllim në vetvete. Mund të jetë edhe e gabuar, fakti që nuk bëj atë që bën gjithë bota, por unë mendoj se martesa nuk është për mua”, përfundon ajo deklaratën e saj.