Këngëtari surprizohet nga 2 dashuritë e tij! Koha që dhe Mariola Kaçani të bëhet nënë?
Dyshja e njohur Jurgen dhe Mariola Kaçani këtë të martë ishin të pranishëm në studion e ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. Të dy treguan se si ishte periudha e pandemisë, por më së shumti u ndalen tek ditëlindja e vajzës së Jurgenit e cila para disa ditësh bëri 1 vjeç. Këngëtari suprizohet pasi për herë të parë bashkëshorjta e tij del në një dalje televizive bashkë me vajzën, Marinën.
“Në momentin që bëhesh baba jeta të ndryshon jashtë mase, çdo gjë bëhet fokus fëmija. Harron veten, harron “nusen” dhe vetëm mendon për lumturinë e fëmijës”.
Në këtë moment Ermali i thotë se ka në lidhje në skype bashkëshorten e tij Festimen, e cila tha se nuk ka lumturi më të madhe dhe ndihet e bekuar. Ndër të tjera tregoi se Jurgeni është një baba shembullor dhe bashkëshort i shkëlqyer pasi e ndihmon me vajzën. Ndërkohë Mariola rrëfeu në studio emocionin e parë kur pa mbesën e saj Marinën.
“Kur shkoj unë, e ëma e saj thotë “erdhi best friend”. Të betohem që kur ka lindur Marina, kam dalë jashtë dhe i thosha mamit “ e dua dhe unë një Marina”. Nisur nga kjo Ermali e pyet se kur do të bëhet vet nëna ndërsa ajo tha : E di zoti!