
Këngëtari i njohur martohet për herë të pestë në moshën 78-vjeçare
Këngëtari i “Pink Floyd”, Roger Waters ka zbuluar së fundmi se është martuar me gruan e tij të pestë, Kamilah Chavis në pronën e tij në Bridgehampton në New York.
Përmes rrjetit social, Instagram, Roger ka publikuar foto të dyshes nga ceremonia: “Jam shumë i lumtur, më në fund një mbrojtëse”, ka shkruar ai në postim.Në një intervistë të vitit 2018 , Walters rrëfeu se u takua me Kamilah disa vjet më parë në një nga koncertet e tij, duke shpjeguar se ata kishin qenë në njohje për disa vjet dhe ajo punonte në transport dhe drejtonte veturën që e çonte në hotelin e tij.