Këngëtarët në garën e festivalit të RTSH-së, zbulohen emrat
Shpallet lista e interpretuesve të edicionit të 56-të të Festivalit të Dhjetorit
Ashtu sikundër pritej, pas përfundimit të afatit për pranimin e këngëve deri në datëm 10 nëntor, sot është bërë edhe përzgjedhja e tyre.
Në një garë me gjashtëdhjetë këngë, njëzet e dy janë ato që do të interpretohen në netët live të festivalit.
Qëllimi I organizatorëve ka qenë të gjejnë një formulë të ekulibruar midis kthimit të këngëtareve me përvojë në skenën e festivalit, por pa harruar edhe freskinë e të rinjve të talentuar dhe adrenalinës së grupeve në skene. Tre grupe të gjeneratave të ndryshme do të jenë pjesë e një gare të përbashkët për këngën më të mirë të këtij festivali, i cili e ka ngritur me kohë sipsirin.
Renditja e mëposhtme është bërë në bazë të rendit alfabetik dhe përjashton çdo mundësi hamendësimi për renditje sipas numrit të pikëve.
Artemisa Mithi
Boiken Lako
David dhe Genc Tukiçi
Elton Deda
Ergi Bregu
Evans Rama
Eugent Bushpepa
Grupi “Akullthyesit”
Grupi “Lynx”
Grupi “Na”
Inest Neziri
Lorela Sejdini
Manjola Nallbani
Mariza Ikonomi
Orgesa Zaimi
Redon Makashi
Rezarta Smaja e Luis Ejlli
Stefi dhe Endri Prifti
Tahir Gjoci
Voltan Prodani
Xhesika Polo
I urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe shprehim keqardhjen për të gjithë ata që ju shmangën këtë vit festivalit, pasi mësuan për fitoren e paramenduar të Arilena Arës. Tashmë, le të vërshojnë lajmet për tërheqjen e Arilenës, për shkak se nuk ju garantua vendi i parë.
Po pres habinë e rradhës prej “kolegëve”