“Këngëtare kot fare”, Ronela Hajati reagon pas komentit të Arian Çanit

Prej vitesh në skenë, Ronela ka arritur që të ndërtojë një karrierë të suksesshme. Por kur je një personazh publik, duhet të marrësh parasysh se ka shumë persona që të duan e të pëlqejnë, por nga ana tjetër ka edhe nga ata që nuk të vlerësojnë. “Vuj” është një nga këngët e Hajatit që pati menjëherë impakt te publiku, e cila që në prezantimin te “Kënga Magjike” mori shumë klikime në “Youtube” duke u kthyer në hit. Por mesa duket, kënga në fjalë nuk është pëlqyer aspak nga gazetari dhe moderatori i njohur, Arian Çani.

Ronela-Hajati-2

Ky i fundit gjatë emisionit të tij “Zonë e Lirë” në rubrikën “Mix blind test” ka thumbuar publikisht këngëtaren, duke e komentuar si këngëtare. “Hiqe fare këtë Cherr se s’na intereson, kjo këngëtare është kot fare bo, bo, bo! As nuk e përmend fare cila është, më krijon një kështu ajo mua, nuk e dua jo. Hyn në atë kategorinë e këngëtareve që nuk i ashtu dot fare, më krijon një gjë negative shumë”, shprehet Çani. Lidhur me këtë ka reaguar Ronela ditën e sotme. Ajo duket se ka një përgjigje mjaft ironizuese për Arianin. Në një postim në “Instastory”, këngëtarja shkruan: “U prehshin në paqe budallallëqet”, duke lënë të nënkuptohet se e ka pikërisht me moderatorin./Panorama Plus