Kendall Jenner pranon publikisht se është konsumuese e rregullt e marijuanës
Të pranosh dashurinë për drogërat apo substancat e dëmshme e shohim shpesh në këngët e reperëve që duan të duken “gangsta”. Këtë herë, ky rrëfim vjen nga një modele dhe as më shumë e as më pak, por Kendall Jenner. 24 vjeçarja e ka treguar këtë në një episod të fundit të “Sibling Rivalry” me Kate dhe Oliver Hudson.
Ajo është shprehur se është konsumuese e rregullt e marijuanës dhe e dashuron: “Askush nuk e di, kjo është hera e parë që e them publikisht.”
Marijuana është e ligjshme në Kaliforni, kështu që modelja nuk rrëfeu asgjë që mund të dënohej. Kim Kardashian ka treguar më herët se i pëlqejnë produktet CBD, që kanë si bazë kanabisin. Madje rikutjojmë se për fëmijën e tyre të katërt, ajo dhe Kanye organizuan një “baby shower” me temë kanabisi. /News31