![](https://story.al/wp-content/uploads/2017/11/Kendall-Jenner-1.jpg)
Kendall Jener më e paguara në 2017-ën, zbuloni sekretin e 22 vjeçares
Kendall Jenner është klasifikuar si modelja më e paguar në botë për vitin 2017, nga revista e famshme “Forbes”. Edhe pse është vetëm 22 vjeçe, deri më tani konsiderohet një nga modelet më të kërkuara jo vetëm në SHBA, por në gjithë botën. Përveç angazhimeve në botën e modës, Kendall është personazh shumë i famshëm televiziv si motra e saj Kim Kardashian. Për bukurinë e jashtëzakonshme fitoi menjëherë simpatinë e fansave, aq sa ka arritur të ketë rreth 85 milionë ndjekës në Instagram.
![](/wp-content/uploads/2020/04/Alviero-400x150-1.png)