Kelly: Klip për seksin e një nate, sepse po ndodh shpesh në club-et e Tiranës
“One night stand” titullohet klipi i ri i Kelly-t dedikuar njohjes me çifteve, apo seksit për një natë. Po si këngëtar i netëve live, a mendon se ky fenomen është shumë i përhapur në Tiranë? “Njohja për një natë është diçka e natyrshme, por në fakt “One night stand” si titull dhe si mesazh i dedikohet seksit pa dashuri që ndodh brenda një nate. Ky fenomen ndodh kudo në botë, sigurisht që edhe këtu ndodh shpesh nëpër club-et e natës dhe mesa duket është kthyer si diçka normale për të rinjtë, që frekuentojnë këto ambiente. Kjo më frymëzoi për të nisur këngën, e cila tregon një marrëdhënie që nis dhe përfundon brenda një nate”, tha Kelly për revistën “Story”.