Kelly Clarkson flet rreth divorcit: Gjëja më e keqe që më ka ndodhur
Kelly Clarkson ka folur së fundmi në Sunday Today me Willie Geist rreth vështirësive qe ka hasur gjatë divorcit.
“Nuk është sekret, jeta ime ka qenë pak si plehra personalisht”, pranoi Kelly.
“Ka qenë pak e vështirë dy muajt e fundit”.
Këngëtarja u shpreh se e ka konsideruar veten me fat qe ka patur mbështetje nga miqtë e saj. “Unë kam qenë duke biseduar me miq që kanë kaluar divorcin”, shtoi ajo.
“Sepse është gjëja më e keqe ndonjëherë për të gjithë”.
Clarkson pohoi se drama e divorcit mund të shërbejë si frymëzim për karrierën muzikore .
“Ky do të jetë ndoshta më personali që kam nxjerrë ndonjëherë. I gjithë rekordi është në thelb çdo emocion që përjeton nga fillimi i një marrëdhënieje deri në fund të asaj që është tani”, shpjegoi ajo.