Kejvina Kthellën e kap paniku në qendrën estetike, ç’po i bëjnë me këtë shiringë?

Velina e programit të Ermal Mamaqit, Kejvina Kthella ka bërë publik trajtimin estetik, që ka bërë në një nga klinikat private. Bëhet fjalë për trajtimin me plazëm. Një trajtim ky tërësisht natyral, pasi bëhet rigjenerimi i lëkurës me gjakun e vetë personit. Plazma nuk ka lidhje me trajtimet me botoks apo filler të cilat ndryshojnë tiparët e fytyrës, por prapë Kejvinën e ka kapur paniku. Ajo ka postuar këtë foto ku shfaqet e tmerruar para kësaj supershiringe.