Kejvina Kthella dëshiron Elvana Gjatën? Velina zbulon prapaskenën e puthjes lesbike mes tyre

Kejvina Kthella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në showbizin shqiptar që pas daljes për herë të parë me fustanin e kuq në “Xing me Ermalin”, pasi të gjitha mediat online e rrjetet sociale nuk pushuan së foluri për të. Kejvina tërheq gjithmonë vëmendjen me fotot e publikuara në Instagram, por së fundmi u komentua për puthjen me Elvanën mbrëmjen e së shtunës. Elvana Gjata ishte personazhi i fundit në emisionin e cila pyetjes: “Çfarë mendimi ke për vajzat ti? Të pëlqejnë vajzat? Se ti mua po më pëlqen pak si shumë” të velinës, iu përgjigj me një puthje nga ajo, që u komentua nga të gjithë si puthje lesbike në buzë. Sot Kejvina Kthella ishte e ftuar në studion “Rudina”, ku dhe sqaroi se gjithçka ishte për show. “Nuk është e vërtetë, Elvana më puthi në faqe”, tha Kejvina teksa pohoi se kjo skenë ishte pjesë e skenarit.