Kejvina Kthella afrohet me Getinjon pas ndarjes nga i dashuri, ç’fshihet pas vendimit për të jetuar në Prishtinë

Ish-velina e Ermal Mamaqit, Kejvina Kthella, ka lënë Amerikën për t’u vendosur në Prishtinë, pas ndarjes nga reperi i njohur, Seven Saraqi.

Ndërkohë që ndjekësit i kanë vënë në dukje që ajo tashmë ka mbetur pa para, pasi kanë vënë re faktin që Kejvina vendos aksesorë të lirë, ndryshe nga më parë ku shihej gjithmonë e rrethuar nga luksi dhe makinat luksoze.

E me kthimin nga Amerika, Kejvina ka krijuar kontaktet e para për punë dhe bashkëpunime si modele klipesh dhe tashmë e shohim në klipin e ri të Kidës, një krijim i Mozzik.

Së bashku me Megi Pojanin e Arta Elezajn, ajo shfaqet me maskë e armë në klipin e ri të saj me titull “Edhe sa”, të xhiruar në Budva. Sipas burimeve, kumbar i këtij bashkëpunimi është bërë pikërisht vëllai i Mozzik, Getinjo, i cili pak kohë më parë e shprehu hapur pëlqimin ndaj Kejvinës.

Një afrimitet i ri ka ndodhur mes saj dhe Getinjos, vëllait të Mozzik, dhe kjo shpjegon faktin që modelja e “Instagramit” ka nisur jetë të re tashmë në Prishtinë, qytetin ku jetojnë dy vëllezërit e famshëm.

 

Në “Instagram” kanë bërë përshtypje komentet e të njohurave të saj, të cilat kanë evidentuar faktin se asaj tashmë i ka rënë kartagjena, pasi në vend të orës “Rolex” shihet me ora shumë të lira në duar.

Këto komente e kanë ngacmuar së tepërmi Kejvinën, e cila ka replikuar me njërën prej tyre duke i kërkuar që të mos ia qajnë hallin, pasi e vërteta qëndron ndryshe.

Sipas burimeve pranë saj, pas ndarjes nga reperi Seven, Kejvina ka vendosur të nisë jetë të re në Prishtinë. Modelja e “Instagramit” deklaroi se jo vetëm që ishte ndarë nga këngëtari, por edhe mbeti e lënduar nga ajo lidhje, ku provoi edhe bashkëjetesën në apartamentin e tij në SHBA.

Kujtojmë se ndërsa ajo po përflitej për Seven, në muajin shkurt, në skenën e thashethemeve u shfaq vetë dhe me dëshirë të plotë Getinjo, vëllai i Mozzik. Ndërsa Kejvina prej kohësh gjendej në SHBA, ajo nuk reshti me postime fotosh seksi në “Instagramin” e saj.

Në një prej tyre pozonte e veshur me një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse, si rrallëherë pa dekolte, tek e cila komentoi reperi Getinjo: “Rifreskim i Merilyn Monroe”, shkruante ai në foton e ish-velinës, ndërsa Kejvina i është përgjigjur me disa emoji të qeshurash.

Ky komunikim publik u ra në sy komentuesve, të cilët mendonin se mes tyre kishte nisur një histori e re dhe kjo ishte arsyeja pse reperi tjetër, Seven Saraqi, i fshiu videot me Kejvinën.

Dyshimet u ngritën edhe më shumë nëse i kthehemi pas në kohë një postimi të Getinjos këtë janar me një vajzë misterioze. Ndërkohë që vëllai i tij Mozzik dhe ish-partnerja Loredana Zefi rrëmbyen gjithë vëmendjen me romancën e tyre të marrë fund, Getinjo ndau një foto ndryshe me ndjekësit në rrjet.

Reperi shihej i shoqëruar nga një vajzë, fytyrën e së cilës nuk e zbuloi. Në foton e postuar tërhoqën vëmendjen në veçanti format fizike të vajzës, ndërsa Getinjo i kishte vendosur një gotë me pije mbi këmbë.

“Gëzuar!”, shkruante reperi, që sipas lokacionit të vendosur mbi foto, dukej se ndodhej në Gjermani.

Dyshimet apo fantazia e ndjekësve supozojnë se vajza në fjalë mund të ketë qenë Kejvina, e cila u përfol jo pak ndërsa shfaqej në ekran si kërcimtare e spektaklit të VIPave, “Dance with me”.

Ndërkohë, në këtë histori të ngatërruar mes dy reperëve, i fituar duket se ka dalë Getinjo.

Nuk është rastësi pse Kida, e cila po përflitet si e dashura e Mozzik, ftoi në klip mikeshën e vëllait të tij, Getinjos.

/Panoramaplus.al