“Ke qenë gjithmonë shoqja ime”- Nëna e Robert Berishës ndahet nga jeta, Nora Istrefi prek me fjalët për ish-vjehrrën: Të kam dashur dhe…

Nëna e këngëtarit të njohur, Robert Berisha, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Robert Berisha ndau lajmin e hidhur me ndjekësit në rrjetet sociale, ku shprehu dhimbjen për humbjen e nënës së tij.

“Pusho e qetë mami im 😢për ty me shkrujt kam shumë, por po e lë me kaq 💔”- shkroi ai, krahas një foto me mamanë, ndërsa nuk zbuloi arsyen e vdekjes së saj.

Ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Teuta Berishës, shprehur edhe këngëtarja Nora Istrefi, e cila preku me fjalët dedikuar ish-vjehrrës.

Ajo u shpreh se Teuta ka qenë gjithmonë shoqja e saj më e mirë dhe se e kanë dashur shumë njëra-tjetrën.

“Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dashur dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt I bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë dhe në paqe Teuta,”- shkroi këngëtarja.

Ndërsa postimin e shoqëroi me një foto të ish-vjehrrës dhe vajzës së saj, Renee.

/Panoramaplus.al