Kate Moss u ndje ‘e cenuar dhe e frikësuar’ gjatë xhirimit për Calvin Klein me Mark Wahlberg

Supermodelja foli kohët e fundit për fushatën e saj ikonike Calvin Klein me Mark Wahlberg, duke zbuluar në një intervistë në emisionin radiofonik “Desert Island Discs” të BBC Radio 4 se ndihej “e cenuar dhe e frikësuar” në xhirime dhe se kujtimet e saj nga xhirimet e vitit 1992 nuk ishin “shumë të mira”.

Për Wahlberg, Moss tha: “Ai ishte shumë maço (një burrë që është agresivisht krenar për maskulinitetin e tij), dhe gjithçka kishte të bënte me të. Ai kishte një shoqëri të madhe. Unë kam qenë thjesht një modele”.

Hiti i HBO “Entourage” u bazua në mënyrë të famshme në grupin e miqve të aktorit “Boogie Nights” gjatë ngritjes së tij në famë.
Moss, asokohe 17 vjeçe, pozoi pa bluzë teksa ishte në krahë me yllin dhe pranoi se ndihej “plotësisht” e objektivizuar.

“Unë mendoj se ata luajtën mbi dobësinë time”, tha ajo. “Unë isha mjaft e re dhe e pafajshme, kështu që Calvin e pëlqente këtë”.

Moss tha gjithashtu se ajo luftoi me “ankth të rëndë” para ditës së madhe dhe iu dha Valium për t’u përgatitur. “Vërtet nuk u ndjeva fare mirë para xhirimit. Për një apo dy javë, nuk munda të ngrihesha nga shtrati”, tha modelja.