Kate Middleton mungoi në koncertin e Taylor Swift dhe arsyeja nuk lidhet me shëndetin

Ndërsa, videot e princit William duke kërcyer në koncertin e Taylor Swift u bënë virale në internet, duket se mungesa e Kate Middleton ra në sy menjëherë. Por, princesha e Uellsit kishte një arsye për të qëndruar në shtëpi, arsye le të themi që mamatë mund ta mirëkuptojnë shumë mirë.

Sipas një burimi për “Entertainment Tonight”, Middleton ishte në krye të detyrës si nënë, duke u kujdesur për fëmijën më të vogël të saj dhe William, princin Louis, teksa i shoqi festonte ditëlindjen e 42-të në koncertin e Swift me dy fëmijët më të mëdhenj të tyre, princin George dhe princeshën Charlotte.

Këngëtarja Swift do të kthehet përsëri në stadiumin “Wembley” me një koncert, por sipas zërave mos prisni ta shihni princeshën në tribunë, edhe pse Kate bëri daljen e parë publike gjatë ditëlindjes së Mbretit Charles, për herë të parë pasi zbuloi diagnozën e kancerit.

“Princesha Kate nuk pritet të marrë pjesë në ndonjë koncert të ardhshëm të Taylor-it,” tha burimi.

Më tej, shtoi se paraqitja e saj në “King’s Trooping the Color” nuk do të thotë se ajo po i kthehet plotësisht funksioneve dhe angazhimeve publike.

Kate Middleton u pa duke mbërritur në pallatin mbretëror Buckingham me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles, me një buzëqeshje në fytyrë, e veshur me një fustan të bardhë dhe kapele me fjongo të madhe.

Anabelmagazine