Kastro Zizo: Një miss nuk më përballon dot, s’do e doja një të tillë për grua
Klevis Begën që njihet si Kastro Zizo e pamë në pozicionin e moderatorit të “Miss Shqipëria 2017” në krah të Einxhel Shkirës, në spektaklin që këtë vit u organizua në Kalanë e Tepelenës. “Një eksperiencë e bukur dhe e veçantë. Një falënderim për të gjithë bashkëpuntorët dhe producentët që me besuan moderimin e ketij eventi të madh. Faleminderit Petri Bozo e Alda Bida që ju lashë me frikë në zemër gjithë kohës! Në fund si për qershi mbi tortë faleminderit Einxhel Shkira që durove tekat dhe lajthitjet e mia. Ishte një kënaqësi e madhe që e ndamë bashkë këtë eksperiencë!”, ishte statusi i artistit pas spektaklit. I pyetur nga “Story” nëse i kishte shkuar në mendje të martohet me ndonjë miss, i joshur nga prezenca e tyre gjatë provave ai u përgjigj: “Një miss nuk më përballon dot, kështu që s’do e doja një të tillë për grua”.