Kastro Zizo ngeli jashtë finales “Kënga Magjike”: ”Më vjen të plas kur mendoj që më dhanë 0 pikë ca…

 

Kastro Zizo konkurroi këtë vit në “Kënga Magjike” me këngën “Sonata e gjumit”, mirëpo nuk arriti të prekte finalen.Pas kësaj ai ka shpërthyer sot me një postim në rrjete sociale ku shprehet ashpër për festivalin dhe artistët, sidomos ata të rinjtë.
Më poshtë deklarata e plotë e këngëtarit:
“Nja 2 fjalë për mospjesëmarrjen time ne finalen e “KM” meqenëse kam ende njerëz që më ndjekin muzikalisht dhe “shqetësohen” për mua. E para si çdo artist do doja shume të isha në finale, sepse përveç 20 vjetorit fundja për vlerësim-rrjedhimisht dhe çmim shkojmë. E dyta pasi pashë finalen jam shumë më i lumtur që nuk isha pjesë e një farse, hipokrizie dhe pseudo lumturie në sytë e disave! Unë i pari jam hipokriti më i madh, mjafton të shihni fletën time të votimit dhe 70% e atyre që kam dhënë pikë, ose më ngjajnë mediokër ose s’i kam dëgjuar fare! Pse kam votuar ashtu pra?! Për të qenë dhe unë si gjithë të tjerët, pa fjalë dhe “probleme”, i rregullt me sistemin…një prerje si ai 70%-ndësh, pantallonat dhe xhupin njësoj, ushqimin dhe mendimet njësoj, muzikën dhe tingujt njësoj…vetëm se njësoj nga larg, nga lindja e largët! Po nejse…ky është “muhabet” tjetër, se shije-shije kjo “dynjah”…fundja 500 vjet nuk janë pak! Drita, “leduolle” pa fund, femra-meshkuj të veshur e zhveshur…show show show gjithandej…show që duhet të kishe shishen e rakisë pranë që të mund t’i merrje erë herë pas here në rast se nuk do të dilte ndonjë pikë lot nga kujtimet e atyre që janë në jetë më të mirë…po dhe ky është “muhabet” tjetër, fundja kur ke dritaren do e shfrytëzosh për të ajrosur dhomën! Kalojmë aty ku është thelbi: KENGETARET. Më vjen të qaj, plas, vuaj, shpërthej, rënko,j etj etj kur pashë një garrumbull “talentesh” të rinj që vlerësonin me 0 pikë mua apo disa të tjerë që kanë një jetë në skenë. Ca piçivelër të rritur me margarinë industriale dhe tinguj të huazuar nga Kazakët e mjerë zbritur rishtazi në Bullgari e vende sllave…këta “të rinj” “talentër” që japin ment dhe vlerësime, këta! Jo të gjithe, kuptohemi…fundja formulën e dije do thoshte ndonjë, pse more pjesë? Me të drejtë pyetja…mora sepse herë pas here dua të jap pak aromë “intiligjence” , krenarie dhe ndoshta arome lirie, ajo që shumë aty-dje i mungonte. Por shqiptarët e kanë të vështirë të jetojnë të lirë, duan satrap mbi kokë dhe hudhra më pak raki gardhi nën kokë! Sa për “Biget”, “Starat” etj etj që më votuan si të isha ndo1 kafshë në zhdukje zbritur nga Kilimanxharo i jap 1 përqafim të madh se shumë shpejt do “ngallosemi” me bojra hipokrizie nëpër ambiente të ndryshme duke u puthur lehtë nëpër faqe me 2-3 cm distanceë Nejse, mend për herë tjetër më tha një mik! Deri vitin tjetër po shkoj në Bari në një festival lokal aty, sigurisht që do marr çmim..dhe Barezet më ndjesi inferioriteti janë kështu që jam ok. Mirë pra, kaq kisha te pylli me pisha!”, shkruan Kastro./Panorama Plus